Një ditë para bisedimeve vendimtare për paqen në Ukrainë, SHBA: Kievi i gatshëm për armëpushim! Zelensky: Shpresojmë për rezultate

Një ditë para bisedimeve vendimtare për paqen në Ukrainë, SHBA: Kievi i gatshëm për armëpushim! Zelensky: Shpresojmë për rezultate

Bota E Hënë, 10 Mars 2025 11:47
Një ditë para bisedimeve vendimtare për paqe në Ukrainë, Administrata Trump beson se Ukraina është “gati të ecë përpara” me një proces armëpushimi, sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.
Ndërkohë që presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ndodhet në Arabinë Saudite për një vizitë shtetërore, përpara bisedimeve mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas të martën.

Gjatë një fjalimi që mbajti mbrëmje, Zelensky tha: “Ne shpresojmë për rezultate – si në afrimin e paqes ashtu edhe në mbështetjen e vazhdueshme”.
Zelensky ndodhet nën presion për të bërë lëshime përpara çdo bisedimi të paqes, pasi SHBA pezulloi ndihmën ushtarake amerikane dhe shërbimin e shkëmbimit të inteligjencës.
“Ukraina është përpjekur për paqen që në sekondën e parë të luftës dhe ne gjithmonë kemi thënë se e vetmja arsye pse lufta vazhdon ende është Rusia”, tha Zelensky në një deklaratë në mediat sociale.
Presidenti Zelensky është akuzuar në shumë raste nga zyrtarët amerikanë se nuk kërkon paqe, ndërsa Donald Trump thotë se beson se Vladimir Putin dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë.
Nesër, zyrtarët ukrainas, por jo Zelensky, do të takohen në Riad me Sekretarin Amerikan të Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Mike Waltz për bisedimet e paqes.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente