
Një burrë ngjitet në kullën e “Big Ben”, valëvit flamurin palestinez
👁1546
Bota E Shtunë, 8 Mars 2025 12:48
Një burrë që mbante një flamur palestinez u ngjit ditën e sotme në kullën e Big Benit në Pallatin Westminster.
Mësohet se i riu teksa ngjitej në kullë thërriste “Liri për Palestinën”. Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha se autoritetet u alarmuan për incidentin në Big Ben herër në mëngjes.
Oficerët e policisë janë në vendngjarje dhe po punojnë për të siguruar përfundimin e sigurt të incidentit. “Brigada e Zjarrfikësve të Londrës dhe Shërbimi i Ambulancës në Londër po ndihmojnë”, tha zëdhënësi.
Burimi