![Neymar mund të bëjë rikthimin e bujshëm te Barcelona, ja arsyeja](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/02/neymar-mund-te-beje-rikthimin-e-bujshem-te-barcelona-ja-arsyeja_67a6b9b0bd8d4.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Neymar mund të bëjë rikthimin e bujshëm te Barcelona, ja arsyeja
👁719
Sporti E Premte, 7 Shkurt 2025 16:42
Barcelona po mendon për të pasur një zhvillim më të madh nga ana e marketingut. Një nga mënyrat për ta realizuar këtë ka një emër: Neymar Junior.
Sulmuesi brazilian raportohet se mund të bëjë një rikthim befasues në Camp Nou në merkaton e verës, pak muaj pas rikthimit te Santosi në Brazil. Lajmi vjen nga El Gol Digital, ku shkruhet se drejtori sportiv i klubit katalanas, Deco, po punon që tani për rikthimin e Neymar te Barcelona.
Pavarësisht se është në Brazil, Neymar ka probleme fizike, por kur zbret në fushë shkëlqen. Tifozët katalanas ende e ëndërrojnë rikthimin e tij.
Burimi