
Napoli triumfon ndaj Fiorentinës, mbetet 1 pikë larg Interit kryesues
👁1179
Sporti E Diel, 9 Mars 2025 17:00
Napoli i kundërpërgjigjet Interit në garën për titullin kampion, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme 2-1 ndaj Fiorentinës. Lukaku zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 26-të, duke përfituar nga një pritje jo shumë e mirë e De Geas ndaj McTominay.
Raspadori shënoi golin e dytë për napolitanët, që ishin më të sigurt në lojën e tyre. Fiorentina provoi të reagonte duke rihapur sfidën 6 minuta më pas me Gudmundsson. Gjithsesi shifrat nuk ndryshuan deri në fund.
Napoli mbetet në vendin e dytë me 60 pikë, 1 më pak se Interi, ndërkohë që Fiorentina është e 7-ta me 45 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/
Burimi