
Mungon sonte në Prime, Egli ka një sms: Lotët e një gruaje i numëron Zoti
👁664
Në Prime e sotëm, publiku pati mundësinë të shihte momentet e fundit të Eglit brenda shtëpisë, teksa ajo mori vendimin për t’u larguar nga gara.
Pamjet e transmetuara zbuluan një bisedë prekëse mes saj dhe Gjestit, me të cilin ka pasur një lidhje të ngushtë gjatë qëndrimit të saj në reality show.
Para se të largohej, Egli kërkoi me ngulm të takohej me Gjestin për një bisedë të fundit. Vetë Egli nuk erdhi në studio, por reagoi në një postim në Instagram.