Moti i keq godet Italinë! Ura të shmbura dhe shtëpi të përmbytura, ka edhe viktima

Moti i keq godet Italinë! Ura të shmbura dhe shtëpi të përmbytura, ka edhe viktima

Moti i keq që po pushton Emilia Romagna ka shkaktuar një viktimë. Trupi i një 85-vjeçari është identifikuar nga zjarrfikësit në Parma, në përroin e Terminës.
Trupi i të moshuarit u gjet nga zjarrfikësit rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme.
Alarmi i kuq
Ndërhyrjet në zonë vështirësohen nga moti i keq, i cili vazhdon të jetë ekstrem në zonën e Parmës dhe në të gjithë Emilia Romagna-n.
Dhjetëra rrugë janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut dhe balta në kodra dhe male, ndërsa përmbytje janë shënuar në katet e poshtme të banesave dhe janë shembur disa ura të vogla. Në këto zona është urdhëruar që njerëzit të evakuohen nga banesat.
Burimi