Monika Kryemadhi sërish në SPAK, shoqërohet nga e bija

Monika Kryemadhi sërish në SPAK, shoqërohet nga e bija

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sërish në SPAK. edhe këtë herë sëbashku me vajzën e saj. Besohet se paraqitja e saj në Strukturën e Posaçme është në përputhje me masën ‘detyrim paraqitje’ që është vendosur ndaj saj.
Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”, në të njëjtën dosje me ish-presidentin dhe ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, i cili prej 23 tetorit qëndron në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Më herët GJKKO me urdhër të SPAK vendosi nën sekuestro edhe 2 vila të Monika Kryemadhit dhe të ëmës së saj te Kodra e Diellit,
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente