![Ministrja Koçiu: Hetim deri në fund për mjekët dhe punonjësit e Onkologjikut](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/ministrja-kociu-hetim-deri-ne-fund-per-mjeket-dhe-punonjesit-e-onkologjikut_667d351b93645.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Ministrja Koçiu: Hetim deri në fund për mjekët dhe punonjësit e Onkologjikut
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka folur në Kuvend lidhur me skandalin tek Onkologjiku.
“Padiskutim abuzimi i rëndë me detyrën i një grupi farmacistësh, dhe stafi mjekësor që kanë luajtur me njerëzit dhe shëndetin e tyre, ka vetëm një përgjigje: ndëshkim ligjor, administrativ dhe moral. Për çdo njerin nga ata që kanë nisur hetim, do të mbajnë mbi shpinë moralin e turpin. Për të sanksionuar me ligj ata mjekë, s’mund t’i quaj më as profesionist, që e trajtojnë jetën njerëzore si mall të shumicës, do të përballen me masa që do t’i bëjmë të ditura. Do t’u hiqet e drejta e profesionit në rast se do të bëjnë sjellje amorale nëse cënojnë profesionin e tyre”, ka thënë Koçiu, ndërsa deputetët e opozitës i kanë kërkuar të japë dorëheqjen.
Burimi