Ministri i Financave: Objektivi i pagave, i arritur! Brenda dhjetorit përcaktohet bonusi i pranverës për pensionistët

Ministri i Financave: Objektivi i pagave, i arritur! Brenda dhjetorit përcaktohet bonusi i pranverës për pensionistët

Ministri i Financave, Petrit Malaj, në një konferencë për mediat u shpreh se reforma në sistemin e pagave që nisi në 2013 dhe vazhdoi edhe në 2024, sot konsiderohet një objektiv i arritur dhe i përmbushur nga qeveria.
Ministri theksoi se paga mesatare bruto në sektorin publik, në tremujorin e tretë 2024, arriti në rreth 986 euro, pra rreth 15% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Malaj foli mes të tjerash edhe në lidhje me bonusin e pranverës, të prezantuar nga kryeministri Edi Rama në Kuvend, në seancën ku u diskutua buxheti 2025.

Ministri sqaroi se rishikimi do të bëhet brenda dhjetorit.
“Rishikimi do të bëhet brenda këtij muaj. Do të kemi të dhëna të tjera për aksionin kundër informalitetit”, tha ai.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente