”Mendojnë se po bëjnë hapa të duhur”/ Përplasje mes Olsit dhe Rozanës: Siç na përgjigjen, do t’u përgjigjemi
Showbiz E Martë, 24 Dhjetor 2024 21:43
Prime i parë i edicionit të Big Brother Albania VIP 4 ka nisur me përplasje mes Olsit dhe Rozanës. Të dy banorët kanë pasur disa provokime mes njëri-tjetrit këto ditë, teksa Olsi shprehet se Rozana së bashku me Amberin po hedhin hapa të mëdhenj dhe të gabuar.
Olsi: Po jetojmë një realitet interesant. Kemi pirë ujë mjaftueshëm. Në shtëpi situate është pak kaotike. Janë të gjithë personalitetet dhe karakteret të pagjetur. Gjithsekush po mundohet të kuptojë çfarë hapi duhet të marrë. Mes tyre ka disa që mendojnë se po bëjnë hapa të duhur. Ka një nxitim të Rozit dhe të Amberit që janë nisur me hap të madh. Gjatë rrugës do e kuptojnë që kanë bërë një hap të gabuar.
Rozana: Siç e parashtroi dhe profesori, ne kemi hedhur hapa të sigurt në shtëpinë tonë dhe do e çojmë përpara. Ashtu siç na përgjigjen, do i përgjigjemi dhe do vazhdojmë jetesën tonë të përbashkët.
G Bani: Kemi karaktere të ndryshme. Kemi njerëz që mendojnë se duan të na ndihmojnë edhe pa e kuptuar. Sapo kuptova Olsin që tha për mua se nuk më priste. Mu duk pak i paqartë. Kam kaluar momente shumë të bukura. Besoj se është një nga eksperiencat më të papërsëritshme që më ka ndodhur. Dinamikat ekzistojnë, por rëndësi ka që ndihem shumë mirë.
Burimi