Mediu në OSBE: Vendet e NATO në Ballkan të bashkëpunojnë kundër agresionit rus

Mediu në OSBE: Vendet e NATO në Ballkan të bashkëpunojnë kundër agresionit rus

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu po merr pjesë në sesionin veror të Asamblenë Parlamentare të OSBE-së që zhvillon punimet në Bukuresht.
Mediu, i cili përfaqëson Kuvendin e Shqipërisë në këtë event, u shpreh se vendet e anëtarë të NATO në Ballkan duhet të punojnë së bashku për të parandaluar një konflikt të mundshëm, të nxitur nga Rusia.
Duke theksuar se Rusia ka 16 vjet që po sulmon vendet e tjera, që prej konfliktit me Gjeorgjinë, më pas Krimea dhe tani Ukraina, Mediu vuri në dukje qëndrimin e Shqipërisë pro Ukrainës.
“Në fillim të vitit, Shqipëria organizoi Samitin për Mbrojtjen e Ukrainës. Si vend anëtar i NATO-s, ne qendruam përkrah aleatëve tanë dhe shpresoj që Samiti i NATO-s në Uashington do të sjellë më shumë bashkëpunim të frytshëm në mbështetje të Ukrainës, jo vetëm për të ndërtuar mbrojtjen e tyre, por, siç përmendi kolegu dhe miku im i mirë nga Letonia, për të fituar luftën kundër së keqes. Ukraina nuk po lufton vetëm për veten, por por lufton edhe për sigurinë dhe demokracinë e Europës. Në një kohë që mbështesim Ukrainën, le të kuptojmë se Rusia nuk po vepron e vetme, por ka mbështetje Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut. Situata në Moldavi provon se qëllimi i Rusisë nuk është vetëm Ukraina. Vendet e Ballkanit, janë fortësisht të ndikuara nga lufta hibride nga Rusia, Kina, Irani, që përpiqen të ushqejnë konflikte të reja dhe të fjetura. Situata në Bosnjë Hercegovinë situata në Mal të Zi, situata në Veriun e Kosovës kërkon më shumë vëmendje dhe pjesëmarrje të OSBE dhe të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Të nderuar kolegë, në mënyrë që të ndalojmë çdo konflikt të mundshëm në Ballkan, unë besoj se është koha që vendet e NATO-s në Ballkan të punojnë së bashku për të ndërtuar strategjinë e parandalimit politik dhe ushtarak”, tha Mediu.
Në fund të debateve, Sesioni Vjetor i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së do të kulmojë me miratimin e Deklaratës së Bukureshtit, e cila përmban rekomandime në fushën e sigurisë dhe të drejtave të njeriut.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente