”Mashtruse, po gënjen”, debat në spektakël mes G Banit dhe Valbonës. Arbëri: Më parë të interesonte
Showbiz E Shtunë, 25 Janar 2025 21:58
Një debat i fortë ka nisur dhe vazhduar ditët e fundit në shtëpi mes G Banit dhe Valbonës, teksa kjo e fundit e ka quajtur përndjekjes, ndërsa ai i ka thënë legene. G Bani u shpreh mbrëmjen e sotme në spektakël se nuk e ka përndjekur kurrë dhe as dhunuar, duke shtuar se ka kohë që nuk ka më ‘sy për të’. Ai e quajti gënjeshtare, ndërsa Valbona tha se është ndjerë e fyer dhe e përndjekur prej tij.
Pjesë nga debati:
G Bani: Më ka akuzuar si hajdut cigaresh, më ka thënë të pafe, përndjekjes dhe dhunues. Aty kam i kam thënë legenë, nuk them se kjo fjalë më nderon….
Valbona: Je dhunuesi më i madh në këtë shtëpi. Më ke përndjekur. Para tre ditësh më ka thënë nëse vijnë të ri, ti mos i fol askujt. Në këtë shtëpi nuk më ka lënë të marr frymë. Më ka ofenduar në mënyrë indirekte. Ndërsa unë e kam lënë të qetë dhe i kam thënë do të të flas si shoqe, dhe ai prapë ka reaguar me të njëjtën sjellje. Të më vijë dhe të më kërcënojë fytyrë për fytyrë dhe të sajojë gjëra… më thotë mashtruese, legene.
G Bani: Valbona një natë para se të më thoshte përndjekjes, ishte mbi supet e mija, dhe po luanim. Jam mirënjohës për të, por ajo nuk është më në sytë e mi. Unë nuk e përndjek dhe nuk e dhunoj Valbonën. Rasti kur i kam shtyrë dorën, e kam marrë zarfin e zi dhe jam penalizuar. Është mashtruese dhe rrence…
Laerti: Nuk mendoj se Valbona ka një skenar. Unë e kam shprehur një pëlqim tashmë për të, nuk zihem dot me të.
Arbër Hajdari ka komentuar debatin e krijuar mes G Banit hde Valbonës. Sipas tij, Valbona është ajo që po e përdor G Banin për të krijuar situata, ku ndërhyn edhe Laerti, pasi asaj i shijon fakti që këta dy djem “luftojnë” për të.
Arbër Hajdari: Nuk e di ku e ka parë Valbona. Kur e përndoqi dhe nuk e kemi parë ne, është pak e çuditshme. Valbona në fillim thoshte që G Bani është më i sinqerti, e ka atë 5 minutshin, po mos ja vini re se është më zemërmiri. E kam besuar kur e thoshte këtë. Duke e ditur që ka këtë 5 minutëshin, ti etiketove G Banin që të krijoje situatë dhe të ndërhynte Laerti. Ty të shijon që këta dy djem të ngatërohen për ty. Unë nuk e justifikoj G Banin për fjalorin. Nëse ka një njeri që e ka bërë këtë, ajo je ti Valbona.
Burimi