Listat e mbyllura, Kushtetuesja rrëzon kërkesën për pezullim

Listat e mbyllura, Kushtetuesja rrëzon kërkesën për pezullim

Kandidatët në zgjedhje do të jenë të barabartë. Me këtë kërkesë u bënë bashkë para Gjykatës Kushtetues deputetë të opozitës që nuk janë pranë Sali Berishës dhe parti të reja të vogla që pretendojnë të hyjnë në Parlament.
Kërkesat e 7 partive, mes tyre ajo e LZHK-së së Dashamir Shehit, ajo e Bashës, e Nismës Thurrje dhe e Adriatik Lapajt, kanë vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese kundër ndryshimeve PD-PS të Kodit Zgjedhor fund korrikun e kaluar. Sipas tyre listat e deputetëve duhet të jenë 100 % të hapura, dhe të mos jetë 1/3 e mbyllur, siç u dakordësia nga dy të mëdhatë e politikës.

Shehi e quajti iniciativën e tyre përmes ankimimit në Kushtetuese si të domosdoshme për demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Ai i kërkoi anëtarëve të gjykatës Kushtetuese të shqyrtojnë a është e moralshme kjo marrëveshje PS e PD e kthyer tashmë në ligj.
Kuvendi u përfaqësua nga Mimoza Arbri dhe Viktor Gumi të cilët kundërshtuan pezullimin. Pas dëgjimit të palëve Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e parë të tyre. Ata kërkuan ekzaktësisht pezullimin e zbatimit të neneve 67 dhe 163 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar me nenet 5 dhe 9 të ligjit nr. 81/2024. Interpretimi përfundimtar i nenit 64 të Kushtetutës ose shfuqizimi i tij”.
Partia Demokratike dhe Partia Socialiste shfrytëzuan seancën e fundit parlamentare, të 26 korrikut 2024 për të miratuar me 106 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor për listat, votën e diasporës dhe heqjen e pragut kombëtar për kandidatët e pavarur, ndryshime që erdhën pas një pakti të beftë mes tyre.Ndryshimet në Kodin Zgjedhor hynë në fuqi në 15 gusht 2024.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente