La shtëpinë e Big Brother VIP, G Bani reagon sërish dhe tregon gjendjen e babait

La shtëpinë e Big Brother VIP, G Bani reagon sërish dhe tregon gjendjen e babait

Showbiz E Shtunë, 8 Mars 2025 09:56
Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother Vip 4”, GBani ka reaguar vetëm pak ditë pas daljes së tij, teksa ka treguar gjendjen e babit të tij.
Përmes një video në rrjetin e tij social, Instagram, këngëtari shfaqet në shpëti me të atin. Siç shihet edhe në pamjet filmike, babai i tij duket se gëzon shëndet të mirë, ndërsa reperi falënderon gjithë fansat për interesin e treguar. Në Instagramin e vet, GBani thotë:

“Ndej detyrim moral për të gjithë ju që më keni pyetur sesi është babi, sigurisht nuk desha të postoj foto dhe video nga spitali sepse nuk mu duk e hijshme fare.
Megjithatë tani që ka ardhur në shtëpi… ia hodhi. Më kanë uruar njerëz të ndryshëm, më kanë thënë të shkuara, dhe kam dashur të ta them që ke pasur dashurinë e shumë njerëzve”, tha G Bani.
“Ua kthefsha me gëzime, por besoj se të kam prishur edhe punë”, tha babai i tij.
“Jo more baba nuk më ke prishur punë, madje mund të them që i ke bërë nder një vajzë shumë të mirë se i ke hequr një njeri që e bezdiste nga afër, shyqyr Zotit që je më mirë dhe mos të pafsha kurrë më në atë vend…” tha GBani.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente