
Kupa e Botës 2026, Trump krijon grup pune
👁994
Amerika shumë shpejt do të nis përgatitjet për organizimin e Kupës së Botës 2026. Presidenti Donald Trump nuk dëshiron të humbasë kohë dhe ka krijuar një grup pune.
Kjo task forcë do të jetë nën drejtimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Shtetet e Bashkuara do të presin Kupën e Botës së bashku me Meksikën dhe Kanadanë. Pavarësisht marrëdhënieve jo të mira me fqinjët, Trump shpreson se ky turne do argëtojë njerëzit.
“Do të jetë një event i madh. Ne do të bëjmë një punë fantastike, që tifozët të ndihen si në shtëpi! Hera e parë që organizohet në këtë pjesë të botës dhe është nder! Tensionet me Kanadanë e Meksikën? Janë gjë e mirë, do ta bëjë këtë më emocionuese”, tha Trump.
Burimi