Kultivonte kanabis me qëllim shitjen e tij, arrestohet 35-vjeçari në Poliçan
Policia e Poliçanit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, ka arrestuar në flagrancë një 35-vjeçar për kultivim dhe prodhim të lëndës narkotike kanabis, si dhe për ushtrim dhune ndaj bashkëjetueses së tij.
Shtetasi A.L., banues në Poliçan, u ndalua pas hetimeve të nisura nga informacionet e marra në rrugë operative. Gjatë kontrollit të banesës dhe zonës përreth saj, policia gjeti dhe sekuestroi 2.2 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa.
Veç aktivitetit të paligjshëm të drogës, hetimet zbuluan gjithashtu se i dyshuari ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për procedura të mëtejshme ligjore.
Burimi