Kryeministri Rama prezanton aplikacionin që iu vjen në ndihmë vizitorëve

Kryeministri Rama prezanton aplikacionin që iu vjen në ndihmë vizitorëve

Kryeministri Edi Rama ka lançuar aplikacionin që iu vjen në ndihmë mijëra vizitorëve që zgjedhin të kalojnë pushimet në Shqipëri në këtë sezon veror, por jo vetëm.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se aplikacioni TEA shërben si udhërrëfyes digjital i Shqipërisë turistike i cili iu vjen në ndihmë pushuesve për kalendarin e eventeve, akomodimin pranë vendeve ku shija lokale nuk mungon, kontaktet dhe ndihmën emergjente. “Eksploro Shqipërinë si asnjëherë më parë, më sigurt, më lehtë”, shkruan Rama.
Burimi