Kryeministri Rama për skandalin tek Onkologjiku: Krim kundër njerëzimit!

Kryeministri Rama për skandalin tek Onkologjiku: Krim kundër njerëzimit!

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot drejtuesit e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku ka folur edhe për skandalin tek Onkologjiku.
Rama e ka quajtur këtë skandal, krim kundër njerëzimitm, ndërsa shtoi se mjekët e përdorën uniformën më delikate të shtetit si maskat e bandave për të nxjerrë para me gjakun e ilaçet e të sëmurëve
“Ky spital nuk ka asgjë më pak se spitalet e Europës. Të mos jesh në lartësinë e detyrës është hall i madh, por të kesh marrë diplomën e licencën e të përdorësh uniformën më delikate të shtetit si maskat e bandave për të nxjerrë para me gjakun e ilaçet e të sëmurëve, është krim kundër të gjithë njerëzimit.Koha e heronjve i ka lënë vendin një kohe tjetër”, tha ai.
“Drejtësia e bëri edhe një herë punën e vet dhe kjo është e vetmja e mirë e asaj të keqeje që doli në pah, i përgëzoj dhe u bëj thirrje gjykatësve që të mos lejojnë relativizmin e asaj veprimtarie kriminale, siç ka ndodhur më parë kur gjykatës kanë ngrënë turpin me ryshfet dhe kanë nxjerrë të lirë vrasës që duhej të ishin brenda sot e gjithë ditën.
Ne duhet të vijojmë punën tonë, jo vetëm me masat. Ndryshimet e propozuara nga grupi i punës, i ngritur sapo morëm dijeni për grupin keqbërës te Onkologjiku”, tha më tej Rama.
Burimi