
Kryebashkiaku, Sotiraq Filo: 50 nomadë digjitalë nga kompania ndërkombëtare e teknologjisë EPAM vizituan Korçën
👁1283
Korça u vizitua këtë fundjavë nga 50 nomadë digjitalë nga kompania ndërkombëtare e teknologjisë EPAM.
Këta nomadë digjitalë u pritën në takim nga kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.
Gjatë takimit të zhvilluar tek Korça Innovation Hub, një hapësirë dedikuar inovacionit dhe teknologjisë, Filo diskutoi me ta metodat e edukimit të të rinjve dhe përdorimin e teknologjisë për të mbështetur zhvillimin e ardhshëm të qytetit.
Gjatë qëndrimit të tyre në Korçë ata do të kenë mundësi të eksplorojnë qytetin dhe të vlerësojnë mundësitë për punë, bashkëpunim dhe integrimin në jetën dhe ekonominë lokale.
Burimi