![Kosova duhet të tregojë me votë mirënjohjen ndaj SHBA](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/02/kosova-duhet-te-tregoje-me-vote-mirenjohjen-ndaj-shba_67a6b9eb2b77b.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Kosova duhet të tregojë me votë mirënjohjen ndaj SHBA
Nga Kreshnik Spahiu
Sapo lexova një pyetësor me fëmijët shqiptar në diasporë. Ndër ato ishte pyetja: Kush e ngriti flamurin kombëtar në Vlorë ditën e pavarësisë?. 23% e përgjigjeve ishte: “Flamurin e ngriti Albin Kurti”. U trishtova shumë dhe kuptova me një fjali të gjithë injorancën shoqërore dhe prapambetjen politike ku është zhytur populli shqiptar i Kosovës. 50% e tyre sot e quajnë Albin Kurtin legjendën historike dhe figurën e pazëvendësueshme të kombit shqiptar por pa dhënë asnjë argument:
– Albini nuk është çliruesi i Kosovës– Albini nuk është themeluesi Republikës– Albini nuk është nënshkruesi pavarësisë– Albini nuk është krijuesi i shtetit– Albini nuk është lobuesi i njohjes së Kosovës
E gjithë historia e Kosovës është rrafshuar për disa shqiptar truthar dhe viti zero fillon ditën e Albinit kryeministër. Pa dyshim Albini përfiton nga konsumi i ish-qeveritave të korruptuar që u pasuruan pas lufte, por kjo nuk zhbën historinë e lavdishme të Rugovës dhe liderve të UÇK. Albin Kuri publikisht ka thënë: “Pse disa shqiptarë janë të gatshëm ti falin krimet dhe borxhet Serbisë, por nuk janë të gatshëm me ti fal 2000 euro nëse dikush ti kanë borxh”. Ide e shkëlqyer, por Albini harron që borxhet duhen kërku, por edhe duhen kthyer. Në psikologjinë e Albin Kurtit dhe aktivistëve të VV është ngulit ideja që Kosova s’ka borxhe, por të tjerët i kanë borxhe. Albini thotë: Ne shqiptarët as 2000 euro nuk to falim borxh, por harron sa miliarda euro ka shpenzuar Amerika për:
– luftën në Kosovë– Çlirimin e Kosovës– Ndërtimin e institucioneve– Pavarësinë e Kosovës– Mrojtjen e Kosovës dhe bazat ushtarke– Ndihmat për Kosovën
SHBA dy ditë më parë i kujtoj Kosovës borxhet. Kosova ishte e para në Ballkan. Vetëm për 4 vitet e fundit të Albin Kurtit ka shpenzuar 558.000 milion euro. Pyetja që shtrohet: A është gati populli Kosovës të kthej borxhin Amerikës? Format e kthimit borxhit janë tre:
1- Politikisht2- Ekonomikisht3- Territorialisht
Fatmirësisht deri në këto momente administrata Trump i ka kërkuar Kosovës që borxhi të kthehet sipas pikës 1. (Politikisht), duke mos e votuar Albin Kurtin. Mbetet në duart e shqiptarve të zgjedhin më mënyrën e kthimit të borxhit. Nëse nuk zgjedhin borxhin politikisht, mos çuditen që pas një muaji, Trump ta ul në tavolinë Albin Kurtin dhe ti thotë njësoj si Zelenskit, nëse doni t’u mbrojmë çfarë na ofroni nga pasuritë e Kosovës. Atëherë do jetë vonë jo për Albinin, por për atë pjesë të popullit që nuk zgjodhi kthimin e borxhit politikisht. Ata duhet kishin zgjedhur perëndimin, jo Albinin. Por kjo është e vështirë për ta kuptuar ata që nuk njohin borxhet Amerikës dhe kanë ilizionet e ndihmave qyl, sikur e kanë meritu që populli amerikan të paguante miliarda euro për disa mijëra njerëz mosmirënjohës. Ka ardhur koha me kuptu që Kosova s’ka qare me harru dhe me kalu pa i la borxhet Amerikës. Borxhi është borxh dhe duhet kthy. Liria është e shtrenjtë dhe duhet pagu.
Burimi