Kongresi Botëror i Ligjit 2027 në Tiranë, kryetarja Zaçaj: Gur kyç në rrugëtimin e vendit

Kongresi Botëror i Ligjit 2027 në Tiranë, kryetarja Zaçaj: Gur kyç në rrugëtimin e vendit

Javier Cremades është spanjolli i parë që drejton Shoqatën Botërore të Juristëve. Në këtë rol, ai ka luajtur një rol kyç në promovimin e shtetit të së drejtës në shkallë globale. Po ashtu, ai ka udhëhequr në mënyrë aktive organizimin e ngjarjeve të dedikuara këtij qëllimi, siç është Kongresi Botëror i Ligjit, duke e konsoliduar kështu Spanjën si një pikë referimi ndërkombëtare në fushën e drejtësisë.
Në kuadër të ceremonive për akordimin e këtij çmimi është zhvilluar një audiencë me Mbretin e Spanjës, Madhërinë e Tij, Felipe VI. Gjatë audiencës është nënshkruar në një ceremoni të posaçme marrëveshja “Kongresi Botëror i Ligjit 2027”, i cili do të zhvillohet në Tiranë, për të mbledhur së bashku ekspertë nga e gjithë bota, si një mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin e njohurive, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimin e vlerave demokratike të shtetit të së drejtës.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj e pranishme në këtë aktivitet, tha se të dyja këto kongrese do të shënojnë jo vetëm një gur kyç në rrugëtimin e vendit tonë, por do të shërbejnë edhe si një platformë e dialogut ndërkombëtar për ligjin dhe drejtësinë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente