Konferenca organizative e Tiranës, Meta për SPAK: Izoloi Berishën! Ramaforma e drejtësisë, oksigjenit për narkoshtetin
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur sot në konferencën organizative të partisë në Tiranë. Meta tha se SPAK ka izoluar politikisht kreun e PD-së Sali Berisha, ndërsa theksoi se SPAK-u nuk merr provat lidhur me korrupsionin në vend pasi kjo do të sillte ndëshkim të Ramës dhe Veliajt.
“SPAK afërmendsh bën “shejtan-budallain” dhe nuk shikon narkoshtetin, provat ulëritëse të korrupsionit skozfrenik dhe inkriminimin në nivele të larta, me të vetmin qëllim që të mos ndëshkohet Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Ata i kanë kthyer zyrat e shtetit në strofulla më të sigurta të krimit të organizuar, të mafias ndërkombëtare, të Sinaloas, Ndranghetas dhe karteleve më të rrezikshme të trafikut të drogës.
Ndërkohë është po ky SPAK që izolon politikisht Sali Berishën dhe rrëmben dy ditë para zgjedhjeve Fredi Belerin, shantazhon drejtues të tjerë të opozitës, tenton të marrë peng parti politike e të shërbejë si “vrasës me pagesë” i pluralizmit politik”, tha Meta.
Burimi