
Kombëtarja zhvillon sot stërvitjen e fundit në “Wembley”, një ditë para duelit me Anglinë
👁681
Sporti E Enjte, 20 Mars 2025 13:07
Kombëtarja do të zhvillojë sot në mbrëmje seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes kualifikuese të Botërorit 2026 me Anglinë në Londër. Kuqezinjtë do të zbresin në fushën e “Wembley”-t ku do të shikohet edhe gjendja fizike e lojtarëve.
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, do të jetë rreth orës 18:15 në konferencën zyrtare për median para sfidës me Anglinë.
Në sfidën me kundërshtarin më të vështirë në grup pritet edhe mbështetja e tifozëve shqiptarë të cilët do të jenë edhe në sektorë të tjerë të stadiumit, jo vetëm në atë të përcaktuar për miqtë. Sfida do të luhet ditën e nesërme në orën 20:45 në mitikun “Wembley”.
Burimi