Koha për sistem të ri elektoral, Arta Dade: Kryetarët e partive janë bërë autoritarë
Arta Dade, ish-ministre e jashtme dhe ish-deputete e PS-së apelon politikën të ndryshojë sistemin elektoral për zgjedhjet e tjera. Ajo sheh pushtet të përqendruar dhe autoritarizëm në rritje të kryetarëve të partive politike.
”Ky sistem elektoral që ne kemi vërtetë ka krijuar shumë probleme, ka tkurrur demokracinë e brendshme të partive dhe ka rritur autoritarizmin e liderëve të partive. Sistemi elektoral duhet të ndryshohet sepse për mua është kthyer në pengesë të demokracisë, atëherë unë e votova për kuotat e grave, por edhe ai sistem nëse ekziston demokracia e brendshme të jep mundësinë të kesh një parlament efektiv, por kjo nuk ndodh pasi nuk funksionin demokracia e brendshme dhe respektim i institucioneve”, tha Dade.
Kritika dhe për opozitën, ku tha see sheh të rinjtë demokratë që veprojnë me metoda të vjetra dhe jo duke komunikuar me qytetarët. Si shembull mori ish-kandidatin për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi. ”Rrotacionet bëhen që partitë të merren me veten e tyre kur të dalin në opozitë, jo si kjo opozita jonë që mesa duket nuk ka ndonjëherë ndërmend të vijë në pushtet. Vunë një djalë të ri për bashkinë Tiranë atje që humbi, një humbës me 60 mijë vota shkon dhe hedh molotov te bashkia në vend që të trokasë derë më derë e të thotë unë do kandidojë përsëri”.
Burimi