Kim Jong Un zotohet për zhvillim të mëtejshëm të forcave bërthamore

Kim Jong Un zotohet për zhvillim të mëtejshëm të forcave bërthamore

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka kritikuar bashkëpunimin ushtarak trepalësh midis Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Koresë së Jugut për rritjen e tensioneve në rajon, dhe është zotuar për kundërmasa, duke përfshirë zhvillimin e mëtejshëm të forcave bërthamore.
Kim ka thënë se dislokimet nga ana e SHBA-së të aseteve strategjike bërthamore, stërvitjet e luftës dhe bashkëpunimi ushtarak me Japoninë dhe Korenë e Jugut po nxisin çekuilibër ushtarak në rajon dhe po shkaktojnë një sfidë të rëndë për mjedisin e sigurisë, ka raportiar të dielën media shtetërore KCNA.

“DPRK nuk dëshiron tension të panevojshëm të situatës rajonale, por do të marrë kundërmasa të qëndrueshme për të siguruar ekuilibrin ushtarak rajonal”, ka thënë Kim gjatë një vizite në ministrinë e Mbrojtjes të shtunën për të përkujtuar ditën e themelimit të ushtrisë së saj.
DPRK do të thotë Republika Popullore Demokratike e Koresë, emri zyrtar i Koresë së Veriut.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pas një takimi të premten me kryeministrin japonez, Shigeru Ishiba, ka thënë se do të mbante marrëdhënie me Korenë e Veriut, pasi të dy shprehën shqetësimin për programin e saj bërthamor.
Muajin e kaluar, Koreja e Jugut ka thënë se dyshonte se Koreja e Veriut po përgatitej të dërgonte më shumë trupa në Rusi, përveç rreth 11,000 ushtarëve që janë dërguar për luftën trevjeçare.
KOHA.net
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente