Kategoria e Parë/ Flamurtari dhe Besa afrohen me kreun, ngec Vora

Kategoria e Parë/ Flamurtari dhe Besa afrohen me kreun, ngec Vora

Sporti E Diel, 9 Mars 2025 16:26
Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi sot 6 ndeshjet e raundit të 27-të. Vora kryesuese ngeci në barazim 1-1 në shtëpi, teksa afrohen Flamurtari dhe Besa që siguruan tri pikë. Erzeni vijon të mbetet në fund.
Në stadiumin e Vorës, vendasit e Bellait u surprizuan nga Apolonia dhe barazuan 1-1. 3 pikë me vlerë për Flamurtarin, që në Vlorë mposhti 2-1 Kastriotin me përmbysje.

Krutanët shënuan me Hoxhën pas tre minutave lojë, ndërsa në pjesën e dytë dhe konkretisht në minutat 77 dhe 90 Shkurtaj dhe Pjeshka i dhanë djemve të Agostinelit tri pikë me shumë peshë.
Pas 27 ndeshjeve renditja kryesohet nga Vora me 67 pikë, ndjekur nga Flamurtari me dy më pak. Në vendin e tretë Besa me 58 pikë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente