Jo vetëm Douglas Luiz, Juventusi gati për blerjen e dytë në mesfushë
Juventus zyrtarizoi transferimin e Douglas Luiz nga Aston Villa për një operacion që në total kap shifrën e 50 milionë eurove, ai nuk do të jetë goditja e vetme për italianët në këtë sektor të fushës.
Drejtori sportiv, Cristiano Giuntoli është shumë pranë firmës me Kephren Thuram, djalin e legjendës Lilian si dhe vëllai i lojtarit të Inter, Marcus. Juventus është prej kohësh në negociata me Nice, klubin që zotëron kartonin e 23-vjeçarit dhe tashmë palët duken më pranë se kurrë më parë. Bardhezinjtë kanë gjetur akordin me vetë lojtarin që është gati të firmosë për dy milionë euro në sezon.
Tashmë, mbetet për të akorduar edhe mënyrën e pagesës së kartonit me Nice, teksa Juventus kërkon që të paguajë menjëherë 15 apo 16 milionë dhe më pas katër apo pesë milionë të tjera në formën e bonuseve.
Kështu, falë përforcimeve si Luiz apo Thuram, te Juventus presin të qetë edhe vendimin e Rabiot për të ardhmen me francezin që tashmë e ka përfunduar kontratën me bardhezinjtë.
Burimi