Jenisheri në koalicion me Berishën: Dua të jem në listën e mbyllur, kam 25 mijë vota

Jenisheri në koalicion me Berishën: Dua të jem në listën e mbyllur, kam 25 mijë vota

Kryetari i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve, Selami Jenisheri është në koalicion me PD. Ai thotë se i ka kërkuar Sali Berishës të jenë në listat e mbyllura. Në të kundërtën ai do të mblidhte Kryesinë e partisë për të marrë vendim.
”S’më kishin njoftuar në prezantimin e koalicionit. Kemi prezantuar kërkesën për 1 deputet në listë të mbyllur. I kam kërkuar Berishës emrin në listën e sigurt. Luçiano Boçi na thirri në koalicion dhe për marrëveshje të aleancës. Kam gati programin dhe nuk pyes nëse Berisha nuk pranon. Meta është në listë të mbyllur, por çështjen e ka me Drejtësinë”, tha për ”Report Tv”.

Jenisheri tregoi se ai kishte preferencë koalicioni me partinë e Dashamir Shehit. Po ashtu i cilësoi “budallenj” ata që thonë se nuk ka elektorat. ”Doja të bashkohesha me Dashamir Shehin, por kryesia vendosi për PD-në. Kam qenë në koalicion me PS-në. Ai thotë nuk do, ishim 34 parti, i kemi dalë borxhit, ne kemi ikur në koalicione të tjera.
Nuk është e vërtetë që nuk kam mbështetës. Budallenjtë flasin kështu, ata le të vijnë te unë dhe t’i çoj te 5 zyrat e mia e të shikojnë. I jap 25 mijë vota dhe 3 deputetë PD-së”.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente