Izraeli zgjat gjendjen e jashtëzakonshme, shtohen fondet për ushtrinë

Izraeli zgjat gjendjen e jashtëzakonshme, shtohen fondet për ushtrinë

Bota E Martë, 24 Dhjetor 2024 10:59
arlamenti i Izraelit Knesset ka miratuar mbrëmjen e së hënës zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme të vendit deri më 16 dhjetor 2025, në përputhje me rekomandimet e kabinetit të sigurisë.
Këtë e kanë raportuar mediat vendase, të cilat shtojnë se një ndër vendimet e tjera të Knesset ishte dhe shtimi i fondeve për ushtrinë.

Projektligji rrit kufirin e deficitit të Izraelit dhe zgjeron buxhetin e vitit 2024 me disa miliardë për të mbuluar shpenzimet e mbrojtjes.
Projektligji kaloi leximin e dytë dhe të tretë në Knesset me 62 vota pro dhe 52 kundër. Ai rrit kufirin e deficitit të Izraelit në 7.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, nga kufiri aktual prej 6.6 për qind.
Rritja e kufirit do t’i lejojë qeverisë të shtojë rreth 9 miliardë dollarë në buxhetin e vitit 2024, me shumicën dërrmuese të këtyre fondeve për shpenzimet e mbrojtjes.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente