Ish-presidenti amerikan Bill Clinton shtrohet në spital

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton shtrohet në spital

Bota E Martë, 24 Dhjetor 2024 09:25
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton u shtrua në një spital në Uashington, DC, për t’iu nënshtruar disa analizave për shkak të etheve.
Sipas zëdhënësit Angel Urena, Clinton është në gjendje të mirë dhe shpreson të rikthehet në shtëpi para Krishtlindjeve. Urena shtoi se ish-presidenti mbetet në humor të mirë dhe është mirënjohës për kujdesin e shkëlqyer që po merr.

Clinton u dërgua në Spitalin Universitar MedStar Georgetoën nga shtëpia e tij në Uashington dhe pritet të qëndrojë të paktën një natë për vëzhgim. Gjendja e tij është përshkruar nga bashkëpunëtorët si jo urgjente apo e rëndë.
Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë gati një çerek shekulli më parë, Clinton ka pasur disa shqetësime shëndetësore.
Në vitin 2004, ai iu nënshtrua një operacioni të katërfishtë në zemër dhe një vit më vonë përjetoi një kolaps të pjesshëm të mushkërive.
Në vitin 2010, ai iu nënshtrua një tjetër procedure në zemër, kur dy stenta u vendosën në një arterie koronare.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente