
Ish-futbollisti i Bayern Munich ndërron jetë në moshën 18-vjeçare
Sporti E Enjte, 20 Mars 2025 14:22
Ndahet nga jeta futbollisti kinez, Jiaxuan Guo. 18-vjeçari pësoi një dëmtimi të rëndë pak javë më parë, i cili ka rezultuar tragjik. Ai u dëmtua në kokë, gjatë një ndeshjeje miqësore në Spanjë.
Jiaxuan Guo ishte pjesë e Bayern Munich në Kupën e Botës për klube në vitin 2023, pasi bavarezët e kanë në traditën e tyre t’i marrin lojtarë të talentuar në këtë garë.
“FC Bayern është në zi për ndarjen nga jeta të Guo Jiaxuan, ish-lojtarit të skuadrës sonë në Botëror, i cili ka vdekur në moshën 18-vjeçare në vendlindjen e tij, Kinë. Ai ndërroi jetë pas një dëmtimi të rëndë në kokë pas një aksidenti tragjik gjatë një ndeshje stërvitore në Spanjë më 6 shkurt. Mendimet e klubit janë me familjen dhe miqtë e tij.
Qendërmbrojtësi ishte pjesë e skuadrës së FC Bayern në 2023 në Botërorin e Klubeve, e cila u jep lojtarëve të talentuar nga e gjithë bota mundësinë për t’u shfaqur për futbollin profesionist. Jiaxuan gjithashtu përfaqësoi Kinën në nivelin e të rinjve”, thuhet në komunikatën e Bayernit.
Burimi