Incidenti i dytë i dhunshëm mes tifozëve në Europian. Ultrasit kroatë sulmojnë dhe plagosin tifozët e Italisë
👁2188
Një tjetër sherr është shënuar mes tifozëve në Kampionatin Europian të futbollit, pas sherrit mes serbëve dhe anglezëve në Gelsenkirchen, është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Leipzig.
Pas përfundimit dramatik të sfidës Kroaci-Itali, që u mbyll me rezultatin 1-1, katër tifozë italianë kanë mbetur të plagosur pasi u sulmuan nga një grup ultrasish kroatë. Si pasojë e sherrit dy prej tifozëve Axurrë kanë përfunduar në spital.
Autoritetet kanë arritur të identifikojnë 11 të dyshuar (kroatë dhe boshnjakë, të moshës nga 21 deri në 44 vjeç) si përgjegjës për sulmin dhe ata janë shoqëruar në komisariat, për t’u liruar më pas. Kundër tyre u hap një hetim pasi akuzohen se u kanë shkaktuar tifozëve italianë lëndime të rënda fizike.
Burimi