
Ilir Beqaj në qeli, SPAK konfirmon arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë
👁1685
Reagon SPAK për arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
NJOFTIMI I SPAK
Duke marrë në konsideratë kërkesat tuaja për informacion lidhur me arrestimin e shtetasit Ilir Beqja, ju konfirmoj se, sot është kryer arrestimi e këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.Për një informacion më të plotë, SPAK do te vijojmë më pas me një njoftim zyrtar për shtyp.