Iish-deputeti i PD: Saliu, figurë që s’mund të bashkojë demokratët! Argita nuk është alternativë

Iish-deputeti i PD: Saliu, figurë që s’mund të bashkojë demokratët! Argita nuk është alternativë

Aleksandër Biberaj ka komentuar situatën politike në vend, duke u ndalur te zhvillimet në kampin e opozitës, teksa së fundmi Sali Berisha mori dhe vulën me vendim gjykate. Ai tha se do të mbështeste një koalicion të gjerë brenda spektrit politik të së djathtës, por duke përfshirë edhe elementë të qendrës apo edhe të majtës. Sipas tij, Sali Berisha pavarësisht kontributeve të tij, nuk mund të bashkojë demokratët e opozitës.
“Unë do të isha për një koalicion të gjerë brenda spektrit politik të së djathtës, përtej të djathtës, edhe elementë të majtës dhe qendra për të bërë të mundur fitoren. Shqipëria nuk e ka luksin të ketë një mandat të katërt të Edi Ramës.
Nuk jam optimist për një bashkim. Nëse rikthehemi te Kuvendi që u mbajt në stadium, Berisha u mbështet me premtimin se do largonte Bashën dhe Ramën dhe se do hapte PD duke bashkuar gjithë popullin opozitar. Doktor Berisha ka kontributet e tij, por edhe kontestime. Në këto momente nuk besoj se është figura që mund të bashkojë demokratët opozitarë. Duhej një figurë e papërfshirë dhe mundësisht të mos ketë qenë pjesë e ekzekutivit.
Unë mendoj se doktori duhet të ngrihet mbi interesat personale me synimin që e djathta të ngrihet në pushtet. Duhet ta kuptojë se koha e tij ka mbaruar, është një cikël. Nuk e shoh fare si alternativë Argita Malltezin, nuk është një parti familjare. PD ka kontributin e qindra mijëra demokratëve, ka aksionet tona politike aty që nuk mund të trashëgohen, për më tepër që edhe ajo është e shpallur non-grata nga amerikanët”, u shpreh ai.
Burimi