I shprehu dashurinë? Redoni i uron fitoren Eglit: Mezi pres të shoh sytë e tu! Banorja: Të dua shumë

I shprehu dashurinë? Redoni i uron fitoren Eglit: Mezi pres të shoh sytë e tu! Banorja: Të dua shumë

Showbiz E Shtunë, 28 Dhjetor 2024 21:53
Në këtë Prime të ”Big Brother Albania Vip 4”, Redoni i cili doli vetë nga gara, i dha mesazhe të bukura, por edhe si një shprehje dashurie Eglit, por edhe kjo e fundit i tha që e do.
Redoni: Unë nuk jam aty. Vendosa të largohem, por jam shëndoshë e mirë. Mos u brengos. Dua të them që fitorja ime në këtë Big Brother është që kam kuptuar se një vajzë si ti mund të ekzistojë. Dua të shtoj dhe një fjali të fundit. Uroj me mish e shpirt që ti ta fitosh këtë Big Brother, sepse vlerat e tua nuk kanë nevojë për një lidhje ose strategji për t’u treguar.

Egli: Në fillim e prita pak keq, por nëse ishte për të mirën e tij, jam shumë dakord. Ka qenë i vetmi njeri që më ka dhënë një gjendje qetësie dhe mezi pres të të takoj jashtë. Të dua shumë.
Redoni: Sytë nuk gënjejnë dhe mezi pres t’i shoh të tutë.
Egli: Të dua.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente