“Humbje e madhe për Shqipërinë”, Duka: Kadare prezantoi vendin anembanë botës
👁1397
Lidhur me ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë, ka reaguar edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka.
“Ismail Kadare, një humbje e madhe për Shqipërinë!E trishtë të mësosh që Ismail Kadare nuk jeton më. Vendi ynë ka humbur një shkrimtar të madh, një kolos të letrave, i cili e bëri Shqipërinë të njohur anembanë botës.
Kadare ikën, por i lë vendit tonë dhe gjithë botës një trashëgimi të madhe kulturore, kryevepra letrare të përkthyera në 45 gjuhë të ndryshme.Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, të afërmit dhe miqtë e Kadaresë, të cilët do ta ndjejnë shumë mungesën e tij.U prehsh në paqe Ismail Kadare!”, shkruan Duka në mesazhin e tij.
Burimi