Holanda fiton me përmbysje spektakolare ndaj Turqisë, shkon në gjysmëfinale ndaj Anglisë (VIDEO)

Holanda fiton me përmbysje spektakolare ndaj Turqisë, shkon në gjysmëfinale ndaj Anglisë (VIDEO)

Holanda është skuadra e fundit gjysmëfinalistë në Euro 2024. Tulipanët morën një fitore të madhe, 2-1 me përmbysje ndaj Turqisë, në një duel që dhuroi shumë emocione.
Mbrojtësi i Fenerbahces, Samet Akaydin realizon me kokë në minutën e 35-të duke i dhënë avantazhin Turqisë. Më pas ndeshja do të bëhej mjaft e bukur me raste të shumta në të dyja krahët.
Në minutën e 70-të, Holanda barazoi me një goditje fantastike të De Vrij me kokë. 6 minuta më pas do të kompletohej dhe përmbysja e madhe, pasi Gakpo ia doli që të fitonte duelin në zonë. Në gjysmëfinale, Holanda do të përballet me Anglinë. /Koha Jonë/
Burimi