
Holanda dhe Franca bëjnë paqe në Grupin D, por ka polemika për golin e anuluar
👁373
Holanda dhe Franca nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në super duelin e vlefshëm për Grupin D. Një ndeshje që dhuroi jo pak emocione në Leipzig, por të dyja ekipet u treguan shumë të kujdesshme.
Griezmann dhe Gakpo krijuan dy shanset më të mira në pjesën e parë. Në të dytën Xavi Simons gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 69-të, por gjyqtari e anuloi për shkak se Dumfries ishte në pozicion jashtë loje dhe në trajektoren e goditjes së shokut të tij.
Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte, me Holandën që mbetet në krye me 4 pikë, po aq sa Franca. /R.Lika-Koha Jonë/