Historia e Krishtlindjeve, DW: Tradita, më e hershme se sa krishtërimi vetë!

Historia e Krishtlindjeve, DW: Tradita, më e hershme se sa krishtërimi vetë!

Që lindja e Krishtit bie në datën 24 dhjetor, kjo ka një simbolikë të thellë sipas famulltarit evangjelist Hans Mörtter: “Data 24 është data e parë, kur fillon të hapet qielli.
Tek popujt paganë ka pasur edhe festa të dritës, pra kjo datë është prej mijëra vjetësh për të gjithë popujt një ditë shumë e rëndësishme.

Kemi të bëjmë edhe me një histori shumë simbolike, që mbi njerëz pllakos herë pas here errësira, pra dhimbja, vuajtja, vdekja dhe se ekziston një kapërcim i këtyre dhe një mëngjes i ri.
Bëhet sërish dritë. Eshtë shumë e qartë, ne festojmë Krishtlindjet, sepse ne si njerëz të Perëndimit besojmë, se ekziston një figurë e përndritshme e Krishtit, e cila ka lindur dhe ka jetuar, për të na treguar se paqja dhe drejtësia në këtë tokë janë të mundura, pra se është e mundur drita në errësirë, e cila na rrethon kaq shpesh, po të shohësh lajmet e përditshme”, pohon ai i cituar nga DW.
Historia vazhdon me grazhdin e Betlehemit, mbi të cilin ndriti një yll i Krishtlindjes, i cili u tregoi tre priftërinjve të shenjtë rrugën për në vendin ku lind Jezui. Megjithëse shumë njerëz i zbukurojnë shtëpitë e tyre në periudhën e Krishtlindjeve me yje, shpesh harrohet kuptimi fillestar i simbolit, pra kërkimi i dritës hyjnore, shpreh keqardhjen famulltari Mörtter.
Në shekujt e mëparshëm njerëzit i zbukuronin dhomat e tyre vetëm me pak degë të gjelbra; që në dhomën e ndenjes të vendoset bredhi i zbukuruar në mënyrë festive, ishte një ide që u lindi në shekullin e 16-të shoqatave të zanatҁinjve. Ata ishin të parët, që rreth vitit 1503 varën në pemë edhe gjëra të ëmbla për të ngrënë.
Kurora e Ardhjes së Krishtit me katër qirinjtë pasoi vetëm në vitin 1850: “Dhe kurora e ardhjes së Krishtit është simbol i pritjes, që do të thotë se diҁka vjen tek ne, dhe ajo që vjen është vërtetësia hyjnore.” DW
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente