Hetimi paraprak: Raketa ruse shkaktoi tragjedinë e rrëzimit të avionit në Kazakistan

Hetimi paraprak: Raketa ruse shkaktoi tragjedinë e rrëzimit të avionit në Kazakistan

Të mërkurën, 38 pasagjerë humbën jetën kur Avioni 8432 i Azerbajxhan Airlines u rrëzua teksa përpiqej të bënte një ulje emergjente pranë qytetit Aktau në Kazakistan.
Burimet e qeverisë së Azerbajxhanit kanë konfirmuar për mediat e huaja se shkaku i rrëzimit të avionit ishte një raketë ruse, e cila goditi avionin gjatë një aktiviteti ajror me dron mbi Grozny, në Çeçeni.

Goditja ndodhi gjatë fluturimit mbi Detin Kaspik, ndërsa avioni, i cili ishte dëmtuar rëndë, nuk iu lejua të ulej në asnjë aeroport rus, pavarësisht kërkesave të pilotëve për një ulje emergjente. Si rezultat, avioni u detyrua të fluturonte mbi det drejt qytetit Aktau në Kazakistan. Sipas të dhënave të tjera, sistemet e navigimit GPS të avionit u bllokuan gjatë fluturimit mbi Detin Kaspik, duke përkeqësuar situatën.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente