
Harry Kane: Do të jetë e vështirë ndaj Shqipërisë, ja plani jonë
Sporti E Enjte, 20 Mars 2025 16:25
Harry Kane ishte i pranishëm në konferencën zyrtare për shtyp të Anglisë në prag të duelit ndaj Kombëtares sonë. Kapiteni i “Tre Luanëve” e cilësoi si ndeshje të vështirë, ndërkohë që nuk i kurseu elozhet për trajnerin Tuchel.
“Thomas sjell shumë më shumë energji dhe entuziazëm, sjell shumë pasion kur flet. Ai ishte një nga arsyet e mëdha pse shkova te Bayern Munich. E di se sa trajner i mirë është, të gjithë djemtë kanë mbetur të impresionuar.
Do të përpiqemi të luajmë më shumë për zotërimin e topit dhe të krijojmë sa më shumë raste. E kemi skuadrën për ta bërë këtë gjë.
Kemi shumë lojtarë në formë të mirë, kemi shumë lojtarë të rinj që sjellin shumë energji në ekip. Nesër në mbrëmje do të përpiqemi të jemi më dominues dhe të emocionojmë tifozët në Wembley. Do të jetë një ndeshje e vështirë”, deklaroi Kane. /R.Lika-Koha Jonë/
Burimi