Hamasi kundërshton idenë e Trump për largimin e palestinezëve

Hamasi kundërshton idenë e Trump për largimin e palestinezëve

Hamasi dhe aleati i tij, Xhihadi Islamik, kritikuan ashpër propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për të zhvendosur banorët e Gazës në Egjipt dhe Jordani për të pastruar Rripin e Gazës, ku një armëpushim i brishtë është vendosur në javën e tij të dytë.
Sipas një zyrtari të lartë të Hamasit, Bassem Naim “palestinezët do ta refuzojnë idenë e Trumpit” për dëbimin e tyre nga Gaza.

Naim tha se grupi kundërshton me forcë propozimin e presidentit të SHBA për të rivendosur banorët e Gazës në Egjipt dhe Jordani.
Naim, një anëtar i byrosë politike të Hamasit, theksoi se ”ashtu siç ka penguar çdo plan për zhvendosje dhe atdhe alternativ gjatë dekadave, populli ynë do të prishë plane të tilla edhe këtë herë”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk i është përgjigjur ende propozimit të SHBA-së, por ministri i kabinetit të ekstremit të djathtë Bezalel Smotrich e quajti atë një “ide të shkëlqyer”, duke thënë se palestinezët mund të “krijojnë një jetë të re dhe “të mirë diku tjetër”.
Pas më shumë se 15 muajsh lufte në Gaza, një armëpushim filloi më 19 janar, por Izraeli dhe Hamasi akuzuan njëri-tjetrin të dielën për shkelje të kushteve të marrëveshjes, një ditë pas shkëmbimit të katër ushtarëve femra izraelite nga lëvizja islamike kundër rreth 200 të burgosur palestinezë të mbajtur nga Izraeli.
Në këtë kontekst, Donald Trump krahasoi të shtunën në mbrëmje Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta dhe të zhytur në një krizë të rëndë humanitare në një “vend të rrënuar” dhe tha se kishte folur për situatën me Mbretin Abdullah II të Jordanisë, duke shtuar se ai do të bëni të njëjtën gjë të dielën me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi./ a.jor. ATSH
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente