Granit Xhaka rrezikon të humbasë sfidën me Anglinë
Zvicra merr një lajm të keq disa ditë para ndeshjes ndaj Anglisë në kuadër të çerekfinaleve të Euro 2024.
Kapiteni Granit Xhaka është në dyshim për ndeshjen ndaj Anglisë. Mesfushori shqiptar i cili ka qenë një ndër lojtarët më të dalluar në këtë Europian po përballet me një lëndim muskulor, i cili bëri që ai të humbasë një prej seancave stërvitore.
Në kampin zvicerian ka ankth për Xhakën, sepse nëse ai nuk bëhet për të luajtur kundër Anglisë, shanset e anglezëve janë për fitore.
Granit Xhaka tha për mediat se “Ne praktikuam gjuajtjet e penalltive para ndeshjes me Italinë. Në përpjekjen time të parë ndjeva diçka në kofshën e majtë. Kjo është arsyeja pse unë anashkalova stërvitjen të enjten. Të premten në seancën e fundit stërvitore gjithçka ishte sërish mirë. Por në lojë, ndaj Italisë e ndjeva sërish pas 15 minutash. Fatmirësisht kemi mjekë shumë të mirë që më dhanë diçka për të. Isha në gjendje të luaja të gjithë ndeshjen më pas, gjë që ishte e rëndësishme për mua. Do tí nënshtrohem një rezonace magnetike për të parë saktësisht se çfarë kam. Por unë kam shtatë ditë tani për të trajtuar gjithçka” – tha ai.
Për Xhakën do të vendosin analizat mjeksore dy ditë para ndeshjes.
Burimi