Gjykata e Lartë rrëzon Monika Kryemadhin

Gjykata e Lartë rrëzon Monika Kryemadhin

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi sekuestron për vilën e deputetes Monika Kryemadhi në rezidencën “Kodra e Diellit”, duke rrëzuar përfundimisht rekursin e saj.
Kryemadhi kishte kërkuar anulimin e vendimeve të Shkallës së Parë dhe të Apelit të GJKKO, por kërkesa e saj u refuzua.

Në dhjetor 2024, Gjykata e Posaçme e Apelit kishte vendosur të hiqte sekuestron për vilën e nënës së Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, e cila ndodhet në të njëjtën rezidencë në Tiranë. Fillimisht, në Shkallën e Parë, SPAK kishte kërkuar sekuestrimin e të dy vilave, por Apeli e riktheu atë në pronësi të Fatime Kryemadhit.
Burimi