
Gjesti për largimin e Eglit nga gara: Jam i lumtur që doli
👁955
Showbiz E Shtunë, 8 Mars 2025 18:48
Në dhomën e gjumit Aldo, Vserlo, Gjesti dhe Danja diskutuan mbi largimin e Eglit nga gara. Ajo u detyrua të largohej për shkak të gjendjes së saj të rënduar.
Gjatë bisedës, Gjesti u shpreh hapur për ndjenjat e tij pas daljes së Eglit, duke thënë: “Jam i lumtur, jo i mërzitur. Jam i lumtur që ka dalë, sepse ka qenë shumë keq, edhe ajo edhe unë, të dy tmerr kemi qenë”.
Dalja e Eglit shkaktoi reagime të shumta brenda shtëpisë, me shumë banorë që fajësuan Gjestin për ndikimin e tij në përkeqësimin e saj emocional.
Spektakli i mbrëmjes së sotme pritet me interes, mbetet për t’u parë se si do të trajtohet ky debat dhe çfarë do të ndodhë më tej në shtëpinë e Big Brother.
Burimi