Gjergj Luca uron nga Fish City, 8 Marsin, për të gjitha gratë dhe nënat shqiptare

Gjergj Luca uron nga Fish City, 8 Marsin, për të gjitha gratë dhe nënat shqiptare

Sipërmarrësi Gjergj Luca ka përcjellë një mesazh të veçantë urimi me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, duke shprehur mirënjohjen dhe respektin për të gjitha gratë dhe nënat shqiptare.

“Nëpërmjet Belës dhe mysafireve të mia nga Roskoveci, uroj sot gjithë gratë dhe nënat shqiptare, kudo që janë. Gëzuar 8 Marsin! Faleminderit për dashurinë dhe përkushtimin që na falni çdo ditë!”, shkruan ai në postimin e tij.
Përmes këtij urimi, Luca vlerëson rolin e gruas jo vetëm si nënë dhe bashkëshorte, por edhe si forcë e rëndësishme në shoqëri dhe ekonomi. Ai njeh dhe çmon kontributin e tyre në çdo aspekt të jetës, duke e konsideruar gruan një shtyllë të palëkundur të zhvillimit dhe suksesit.
Në këtë frymë vlerësimi, Fish City ka pritur në një atmosferë festive gratë nga Roskoveci, duke u ofruar atyre një ditë të veçantë. Ky gjest simbolik është një dëshmi e mbështetjes që Luca u ka dhënë vazhdimisht grave, duke theksuar rëndësinë e punës dhe përkushtimit të tyre. Në këtë 8 Mars, mes mikpritjes dhe gëzimit, ato festojnë së bashku në një ambient të ngrohtë dhe frymëzues, duke mirëpritur ardhjen e pranverës.AV
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente