
Gjergj Luca, shtron sofrën e madhe të iftarit dhe të 8 Marsit për familjen e madhe “Rozafa”
Ka net që shkëlqejnë jo vetëm nga dritat, por nga shpirti i madh që i ndriçon. E tillë ishte kjo mbrëmje në Fish City, ku Gjergj Luca shtroi një sofër që s’kishte vetëm bujari, por edhe një mesazh të thellë mirënjohjeje dhe vlerësimi.
Nuk ishte thjesht një festë, as vetëm një darkë. Ishte një përqafim i ngrohtë për gratë dhe vajzat e familjes së madhe “Rozafa”, një falënderim i sinqertë për duart e palodhura që e bëjnë këtë kompani atë që është sot. Një sofër më e madhe se festa vetë, një mbrëmje që nisi me lule, vazhdoi me mirënjohje dhe falënderime, dhe kulmoi me këngë, valle e gëzim.
“T’ua tregoj sekretin e lumturisë time?” – shkruan Luca në postimin e tij.“Sepse kam dy familje të mrekullueshme: e para, familja Luca – plot mirësi dhe shëndet; e dyta, familja e madhe Rozafa – plot mirësi dhe begati. Ndaj, sot, në festën e 8 Marsit, përulem me respekt para grave dhe vajzave duararta që i japin vlerë punës.”
Janë pak ata sipërmarrës që e ndajnë suksesin e tyre me ata që e bëjnë të mundur. Por Gjergj Luca është nga ata të rrallët që e kupton se çdo arritje ka pas vetes një palë duar të palodhura, një zemër të përkushtuar, një shpirt që sakrifikon.
Në këtë mbrëmje, ai nuk shtroi thjesht një sofër iftari dhe një festë për 8 Marsin. Ai shtroi një model të ri mirënjohjeje dhe respekti. Një shembull që duhet ndjekur.
Albert Vataj
Burimi