Fundi i NATO-s, Stavridis: Europa të përgatitet

Fundi i NATO-s, Stavridis: Europa të përgatitet

Bota E Enjte, 6 Mars 2025 20:15
Ish-komandanti i NATO-s, James Stavridis paralajmëron se fundi i Aleancës Transatlantike është çështje kohe. Në një editorial për Bloomberg, ai thotë se retorika skeptike dhe përçarëse që vjen nga SHBA dhe Europa në ditët e para të mandatit të dytë të Donald Trump, tregon se ka ardhur koha që të mendohet se si do të duket bota gjeopolitikisht nëse SHBA tërhiqet.
Ndërsa vlerëson se tërheqja e SHBA nga NATO do të ishte një gabim i përmasave epike, Stavridis përmend një seri njerëzish me ndikim, të cilët po e mbrojnë idenë e largimit të SHBA, çka e bën opsionin një mundësi reale.

Sipas ish-komandantit të NATO nëse aleanca shpërbëhet apo nëse mbijeton pa SHBA me gjasë do të kemi një Organizatë të Traktatit Europian që bazohet mbi NATO-n, por lë jashtë SHBA.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente