
Francë-Belgjikë, zbulohen formacionet zyrtare të super duelit
👁1339
Franca dhe Belgjika do të luajnë super duelin mes tyre sot në Dusseldorf me synimin për të arritur në fazën çerekfinale. “Gjelat” e Deschamps janë favorit edhe pse dolën të dytët pas Austrisë në Grupin D.
Nga ana tjetër, “Djajtë e Kuq” të Europës nuk kanë bindur deri më tani, teksa do t’i duhet që të lënë pas formën e dobët dhe të konfirmojnë veten si pretendent duke eliminuar nënkampionët e Botës.
Thuram dhe Mbappe do të jenë dyshja e sulmit të Francës, ndërkohë që në krahun tjetër Belgjika i beson Lukakut në majën e sulmit, i mbështetur nga Doku dhe Openda.