FOTO/ S’ka qetësi, Athina sërish në flakë. Mijëra grekë rrethojnë Parlamentin

FOTO/ S’ka qetësi, Athina sërish në flakë. Mijëra grekë rrethojnë Parlamentin

Bota E Premte, 7 Mars 2025 22:00
Vijojnë protestat në Greqi. Mijëra qytetarë u mblodhën para Parlamentit në Athinë mbrëmjen e së premtes për të kërkuar drejtësi në lidhje me aksidentin tragjik hekurudhor në Tempi, ku humbën jetën 57 persona më 28 shkurt 2023.
Protestuesit, duke përfshirë familjarë të viktimave, studentë dhe qytetarë të thjeshtë, kërkuan transparencë dhe përgjegjësi për mangësitë në infrastrukturën hekurudhore që çuan në aksidentin fatal.

Ata mbanin në duar pankarta me mesazhe si “Duam drejtësi” dhe “Jetët tona kanë vlerë”, duke theksuar nevojën për përmirësime në sigurinë e transportit publik.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente